Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka deklaruar se Prokuroria do të angazhojë prokurorë dhe staf për të përcjellë procesin zgjedhor, dhe të gjithë ata që tentojnë të votojnë në emër të personit tjetër, të votojnë për të dytën herë, por edhe ata që tentojnë të cenojnë të drejtën e votës, do të dënohen.
Lumezi këto komente i bëri në konferencën e drejtuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë, Policisë, Këshillit Gjyqësor dhe PZAP, ku theksoi se Prokuroria e Shteti është e gatshme të përcjell procesin e zgjedhjeve.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka deklaruar se aktualisht janë në fazen e përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 100 prokurorë të angazhuar për zgjedhje
-
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Prokuroria e Shtetit vihet në lëvizje pas manipulimit me vota
-
Rreth 100 prokurorë të angazhuar për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e së dielës
-
Pula: Cenuesit e fshehtësisë së votimit rrezikojnë deri në 5 vjet burgim