Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka mbajtur sot një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, si dhe me prokurorët e Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, njofton kumtesa nga Prokuroria e shtetit, transmeton Koha.net.
Ata kanë diskutuar lidhur me vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët në punën e tyre.
Po ashtu, gjatë këtij takimi me theks të veçantë është diskutuar për mënyrën e ndarjes së lëndëve për prokurorët.
Kryeprokurori Lumezi, theksoi se lëndët duhet të ndahen në bazë të Rregullores së nxjerrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, e cila e përcakton mënyrën për ndarjen e lëndëve për prokurorët, si dhe këto rregulla duhet të zbatohen nga të gjithë.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të angazhohen më shumë për rritjen e efikasitetit të tyre në luftën kundër korrupsionit.
Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që seancat gjyqësore të përfaqësohen prej tyre në mënyrë të denjë, si dhe aktakuzat e ngritura nga ta të mbrohen me vendosmëri të madhe.
-
Lumezi dhe Havolli diskutojnë për fuqizimin e luftës kundër korrupsionit
-
Kryeprokurori Lumezi kërkon përgjegjësi dhe efikasitet më të madh nga kryeprokurorët e prokurorive
-
Kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i KPK-së kërkojnë angazhim në luftimin e korrupsionit
-
Lumezi: Sa herë që zyrtarët shkelin ligjin do të përballen me drejtësinë
-
Kryeprokurori Lumezi i pakënaqur me punën e prokurorëve