Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeprokurori Lumezi i pakënaqur me punën e prokurorëve

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, është shprehur i pakënaqur në Mbledhjen e Këshillit Prokurorial me punën e prokurorëve, raporton.

U ka bërë thirrje vartësve të tij që të bëjnë përpjekje më të mëdha në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimit ekonomik.

I pakënaqur me punën e prokurorëve në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimit ekonomik është shprehur kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai tha se lëndëve të këtyre kategorive duhet t’u jepet prioritet i lartë.

Prokurorja Laura Pula shpalosi shifrat e deritanishme të Planit Strategjik 2016-2018.

Me punën e prokurorëve është shprehur i pakënaqur edhe prokurori Bahri Hyseni.

Edhe Lumezi: Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve të lartë Arbëri Lumezi: Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve të lartë

Kryesuesi i këshillit, Blerim Isufaj, tha se objektivat për vitin e ardhshëm janë të realizuara me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendjeje.

Sipas Isufajt, një ndër objektivat për vitin 2018 do të jetë edhe rritja e besueshmërisë në sistemin prokurorial.

Ai tha se komunikimi i sistemit prokurorial me publikun do të ndryshojë formën, duke qenë më interaktiv me mediat.