Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Qeveria e Luksemburgut kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për shkollën e mesme “Mehmet Isai”, ku parashihet investime në kurrikulë, kornizë ligjore, sistem të informacionit, zhvillim i kualifikimeve të reja etj, njofton Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media.
Memorandumi është nënshkruar nga drejtori i Arsimit, Nazim Gagica dhe Daniele Passalacqu, këshilltar kryesor i projektit LuxDev “Mbështetje e Performancës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë”.
Po ashtu, investimet përfshihen edhe në avancimin e institucioneve të AAP-së, në ofrimin e pajisjeve teknike, zhvillimin e drejtimeve profesionale, aftësimi praktik, asistencë teknike dhe profesionale për përzgjedhjen e stafit të mësimdhënësve, informacionin mbi tregun e punës, zhvillimi i një modeli të qëndrueshëm afatmesëm dhe afatgjatë të biznesit dhe shtylla të tjera që e bëjnë të veçantë gjatë të ardhmes shkollën “Mehmet Isai”.
-
Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë marrëveshje në vlerë prej 35 milionë eurosh
-
Shkollat profesionale synohet të kthehen në shkolla orientuese për karrierë
-
Shkolla e mesme “Gjin Gazulli” do të transformohet në Qendër të Kompetencës
-
Ministrja Hoxha: Asistenca e Luksemburgut në funksion të fuqizimit të administratës
-
Kosova e Luksemburgu nënshkruajnë memorandum për mbështetjen e sektorit privat