Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj, priti sot në një takim pune, Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn. Në një takim të përzemërt dhe miqësor, ministrja Ahmetaj dhe ministri Asselborn biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe avancimin me agjendën evropiane, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Ahmetaj falënderoi Asselbornin për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Luksemburgu për vendin tonë. Poashtu, edhe për gatishmërinë për të përkrahur përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të jetë plotësisht e integruara në zhvillimet në rajon dhe më gjerë.
Gjatë takimit u diskutua i integrimi evropian i Kosovës, më theks të veçantë avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimi i vizave dhe qasja e Kosovës në Programet e BE-së.
Interesimi i dy bashkëbiseduesve u fokusua po ashtu edhe te përpjekjet e vazhdueshme që Kosova si shtet i ri ka bërë për shtetndërtimin, perspektiva evropiane e Kosovës dhe përkushtimi i saj për të arritur standardet e kërkuara për integrimin Evropian.
Ministrja Ahmetaj dhe ministri Asselborn diskutuan për zbatueshëmrinë e asistencës së Luksemburgut në Kosovë. Deri më tani Luksenburgu ka ofruar asistencë financiare mbi €80 milion për të ndihmuar sektorë të ndryshëm si shëndetësia, arsimi dhe shërbimet publike. Poashtu, është në proces zvhillimi i projektit për përkrahje të procesit të integrimit evropian.
Ministri Asselborn nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Luksemburgut për procesin integrues të Republikes së Kosovës dhe ofroj mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete që Kosova duhet ndërmarrë gjatë procesit të integrimit evropian me qëllimin e vetëm, zhvillimin e vendit dhe avancimin me agjendën evropiane.
-
Luksemburgu përkrahë integrimin e Kosovës me 30 milionë euro
-
Luksemburgu i gatshëm të vazhdojë përkrahjen për Kosovën
-
Kosova vlerëson mbështetjen e Luksemburgut
-
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove
-
Kosova e Luksemburgu nënshkruajnë memorandum për mbështetjen e sektorit privat