Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Luksemburgu i premton Kosovës mbështetje ekonomike

Në kuadër të vizitës zyrtare në Luksemburg, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, takoi, Romain Schneider, ministër për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar i Luksemburgut, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë këtij takimi, Pacolli, falënderoi ministrin Schneider për mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, duke vlerësuar faktin që Luksemburgu ka qenë mbështetës që nga momentet e rënda gjatë luftës e deri më sot, duke kontribuar me mbi 80 milion euro.

“Programi i fundit prej 30 milion euro për shëndetësi, arsim dhe fusha tjera tregon se Luksemburgu është partner i vërtetë”, ka thënë Pacolli, transmeton Koha.net.

Tutje, ai ka folur për avancimin e Republikës së Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes rritjes së numrit të njohjeve dhe anëtarësimit në më shumë se 70 organizata ndërkombëtare.

Më tej, Pacolli kërkoi rritjen e investimeve të kompanive nga Luksemburgu, sipas tij Kosova ka krijuar kornizë të mirë ligjore për bizneset dhe mbi 60 për qind e popullatës është nën 30 vjet.

“Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 4% dhe jemi duke punuar për rritje edhe më të lartë”, ka thënë ai.

Edhe Kosova e Luksemburgu nënshkruajnë memorandum për mbështetjen e sektorit privat Arbëri Kosova e Luksemburgu nënshkruajnë memorandum për mbështetjen e sektorit privat

Nga ana tjetër, ministri, Romain Schneider, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve që karakterizohen me bashkëpunim të shkëlqyer. Ai, shprehu gatishmërinë për mbështetje të Kosovës në zhvillim e mëtutjeshëm ekonomik.

Luksemburgu ka dhënë 30 milion euro për programin 2017 -2020, fond i cili është për arsim, shëndetësi, zbatim të MSA-së etj.