Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Lugina në agjendën e Washingtonit”

Foto: Reuters

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, bashkë me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kanë qëndruar në SHBA.

Atje është diskutuar çështja e shqiptarëve të Luginës. Sipas, Mustafit, Lugina është në agjendën e Washingtonit.

“Lugina patjetër në agjendën e Uashingtonit! Aty është adresa: Departamenti i Shtetit, Senati, Kongresi, Lobi Shqiptaro-Amerikan, japin zgjidhje. Gjithëpërfshirje. Reciprocitet e simetri. Më të fortë e optimist”, shkroi ai në Facebook.

Ai ka renditur takimet që zhvilluan, nisur nga ai me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.