Ka nisur të shprushet mbi milionat e luftës. Dy eksponentë politikë, që dy dekada më parë u përkisnin kampeve të ndryshme në ballafaqimin e armatosur kundër Serbisë, të enjten në Kuvend i kanë dhënë zjarr debatit të nisur javën e shkuar në lidhje me atë se ku kishin përfunduar miliona marka gjermane që ishin grumbulluar nga kosovarët nëpër botë, me qëllimin për ta mbështetur çlirimin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Përplasjet janë duke u bërë vetëm për milionat që mund të numërohen në gishtat e një dore, por “Koha Ditore” ka siguruar një dokument që flet për rreth 65 milionë marka që Qeveria në ekzil i kishte destinuar për mbrojtje.
Një pjesë jo e vogël e kësaj shume i ishte dorëzuar UÇK-së, disa i ishin dhënë Shtabit të Përgjithshëm, e të tjerat komandantëve rajonalë. Me to ishin bërë pagesa për artilerinë që kërkohej në front, përfshirë armatim kalibrash të ndryshëm, kamionë, pizgauerë, por edhe saja. Paratë ishin dhënë, por kjo nuk do të thotë se ishte pranuar i gjithë “malli” i kontraktuar...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Qeveria ndan më shumë se 2 milionë euro për RTK-në
- Krejt mendtë n’Gjermani
-
Operacioni “Mega”, njëri nga të ndaluarit fliste për miliona
-
Për gjashtë muaj, rreth 20 milionë euro për zgjedhje të parakohshme
-
Ndarja e 2 milionë eurove për fluturimet për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit