Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që të shkarkojë nga detyra të gjithë zyrtarët e lartë, të cilët kanë aktakuza për keqpërdorim dhe korrupsion nga pozicionet të cilat i mbajnë. Kjo kërkesë ka dalë gjatë interpelancës së kryeministrit Ramush Haradinaj për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucione dhe te zyrtarët e lartë, të ftuar tre muaj më parë nga Grupi parlamentar i Vetëvendosjes, shkruan sot Koha Ditore.
Rezoluta 8-pikëshe e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së kuorumit. Ajo pritet që të hidhet në votim në seancën e radhës që do të caktohet nga Kryesia e Kuvendit.
Gjatë kësaj interpelance Haradinajt iu kërkua llogari për 53 milionë euro shtesë paguar ndërmarrjes “Bechtel & Enka”, për vazhdimin e monopolit në homologim të kompanisë QAK, për faljen e më pas tërheqjen e vendimit për ambalazhuesit e ujit, si dhe për punësimet partiake nëpër institucione të ndryshme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Haradinaj për Qeverinë Kurti: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar
-
Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së
-
VV-ja s’do me PDK-në. AAK-ja s’do me VV-në. LDK-ja e përçarë
-
Partia në pushtet kritikohet se po keqpërdor arkën shtetërore për blerje votash
-
Opozita bllokon pakon kundër inflacionit, me arsyetimin se me të LVV-ja do që të blejë vota