Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lufta për emra rrugësh, kryetemë në të dielën me “Koha Ditore”

“Lufta për emra rrugësh” është kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor flet këtë luftë gjithandej Kosovës, historinë e rrugës me emrin e poetit malazias, emrat e personaliteteve të shquara që nuk i janë vënë asnjë rruge, e të tjera që janë vënë në rrugë periferike e janë shkruar me gabime.

“Nga Jackie Chan te Stereo Spasse” është komenti i Bekim Kupinës për temën e së dielës.

Në intervistë historiani Gjon Berisha, flet për ngutinë e autoriteteve për emërtimin e rrugëve pa analizë paraprake të emrave.

Nga Podujeva, vjen reportazhi për “rrugën e nëmur”.

Edhe KOHA Ditore e së dielës i kushtohet betejës së humbur kundër korrupsionit Arbëri KOHA Ditore e së dielës i kushtohet betejës së humbur kundër korrupsionit

“Rusia me ‘autostradë speciale’ për të privilegjuarit” është një prej shkrimeve në faqet e botës.

Në shtatë shkronjat e saj, Feride Rushiti thërret për dëgjim të zërit të grave.

“Prej ilirëve të lashtë tek shqiptarët” është fejtoni i radhës i Joseph Roucek, nga studimi për shtetin shqiptar.

Kosovarçe sjell rrëfimin për rrugën “Enver Hoxha” në Ferizaj dhe enveristin që i vuri asaj këtë emër.

“Artisti i përplasjes së njeriut me figurat mitike” dhe “Koreografja për të cilën baleti është frymëmarrje” janë shkrimet që mbulojnë faqet e kulturës.

Këtë të diel, “monument” sjell “shtëpinë e hijeshisë së Prizrenit”.

Edhe “Rreth flamurit të përçarë”, kryetema e kësaj jave në Koha Ditore Arbëri “Rreth flamurit të përçarë”, kryetema e kësaj jave në Koha Ditore

“Sukseset e Kosovës në Fed Cup lidhen me Arlindën” dhe “Pasioni dhe politike të lidhura ngushtë me klubet në Spanjë” janë dy prej shumë shkrimeve interesante nga sporti.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.