Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i Grupit ndërinstitucional për implementimin e Strategjisë dhe planit të veprimit kundër krimit të organizuar.
Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit koordinator kombëtar kundër krimit të organizuar, z. Selami Shkodra, tha se edhe në bazë të vlerësimit të raporteve të fundit Kosova ka shënuar progres në ranglistën sa i përket perceptimit për korrupsion dhe kjo është edhe falë punës së këtij grupi.
Luftimi i krimit të organizuar është interes jetik për Republikën e Kosovës dhe është pjesë e vazhdueshme e punës se institucioneve të sigurisë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një ndër kriteret kryesore për integrimet e vendit në strukturat evropiane, theksoi Shkodra.
Zëvendësministri Shkodra kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë që të intensifikohet edhe më tej lufta kundër krimit të organizuar dhe duhet të dërgohet mesazhi për përkushtimin tonë, sepse kjo është edhe një ndër kërkesat e aleatëve tanë strategjikë.
Të gjithë anëtarët e grupit raportuan për periudhën e kaluar ku u vlerësua se janë realizuar shumica e objektivave, megjithatë mbeten edhe shumë sfida që do të realizohen në periudhat e ardhshme.
-
Shkodra: Ligji s’do të kursejë askënd
-
Sveçla: Kosova renditet e para në rajon nga Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021
-
MPB-ja thotë se kanë hasur në parregullsi në dhënien e tenderëve, tregon për përgatitjet për Interpol
-
Selmanaj: Qeveria Hoti është e vendosur ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin
-
Von Cramon: Raporti cek qartë se ka pasur hapa pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit