Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se rezultatet e Qeverisë në përmirësimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit, tashmë janë dokumentuar edhe në një raport kredibil ndërkombëtar.
Sveçla shkroi se lufta serioze dhe e pa kompromis kundër krimit të organizuar e korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike, dhe avancimi në respektimin e të drejtave të njeriut ka bërë që Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021 “World Justice Project” të renditë Kosovën si e para në rajon.
“Republika e Kosovës në këtë renditje botërore për sundim të ligjit, prinë në fusha si ajo e transparencës, respektimit të të drejtave të njeriut, luftimit të korrupsionit, rendi e siguria, si dhe fusha të tjera me rëndësi. Dinamika jonë e angazhimit do të vazhdojë të rritet dhe më shumë në parandalimin dhe luftimin e krimit, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, analitike dhe hetuese të mekanizmave të rendit dhe sigurisë, dhe kompletimit të kornizës strategjike dhe ligjore”, ka shkruar ai./KSP/
-
Sveçla: Kemi përmirësuar cilësinë e shërbimeve në administratën publike
- Moment reflektimi
-
Kosova e dyta në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit
-
Policia: Kosova, vendi me nivelin më të ulët të krimit në Ballkanin Perëndimor
-
Sveçla kërkon nga IPK-ja të jetë edhe më e vendosur në “pastrimin” e Policisë