Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, realizoi një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale në Veri të Mitrovicës.
Lajmin e bën me dije Policia e Kosovës, përmes një njoftimit për media.
Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj vizite të drejtorit Qalaj ishte ngritja e performancës dhe integritetit policor në punë, ndërmarrja e masave policore në aspektin reagues dhe parandalues të veprave të ndryshme kriminale.
“Drejtori Qalaj ndër të tjera ngriti edhe çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale, si grabitjet, vjedhjet, drogat etj. Nga stafi udhëheqës i Drejtorisë Rajonale u kërkua që të punohet dhe të angazhohen edhe më shumë, në mënyrë që të krijohet një klimë e qetë dhe më e sigurt për qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar, kontrabandës si dhe të parandalojë rastet kriminale, andaj kërkohet angazhim nga të gjithë punonjësit pa dallime.
Edhe
Policia koordinon veprimet me njësitë e tjera të sigurisë lidhur me zhvillimet në veri
Ditore merr vesh se pikërisht lufta kundër kontrabandës ka qenë bosht i diskutimit të Qalajt në Veri.
Takimi rezultoi me zotimin për angazhime shtesë drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore karshi qytetarëve të vendit.
-
Kërkohen urgjentisht masa shtesë policore për parandalimin e veprave kriminale
-
Drejtori Qalaj kërkon nga menaxhmeti i Policisë realizimin e objektivave strategjike
-
Qalaj: Policët po përballen me shumë vështirësi, sidomos viteve të fundit
-
Policia bllokon rrugët të cilat dyshohet se po përdoren për kontrabandë