Aktivitete të shumta sociale janë zhvilluar nga degët e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në rrethe të ndryshme të Shqipërisë me rastin e ditës së themelimit të kësaj force politike 13 vjet më parë.
Siç njofton LSI, nën moton “Përgjegjësi sociale”, strukturat e LSI-së dhe LRI-së dhe anëtarët e kësaj force politike në rrethet e vendit kanë zhvilluar aktivitete të shumta të karakterit social në drejtim të ruajtjes së mjedisit dhe mbështetjes së kategorive të ndryshme sociale.
Dega e LSI-së Lezhë në kuadër të nismës “Përgjegjësi sociale” por edhe duke pasur në fokus më shumë se kurrë luftën kundër dhunës në familje, së bashku me LRI-në e Lezhës organizoi një aktivitet simbolik sensibilizues në maternitetin e Lezhës. Duke i dhuruar një trëndafil çdo nëne dhe duke ju drejtuar me një letër të personalizuar secilës, LSI dhe LRI Lezhë apeluan shoqërinë shqiptare për më shumë vëmendje, më shumë përkujdesje për nënat dhe gratë shqiptare.
-
Gashi: LDK-ja s’duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe
-
Haziri: LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia, jo funksionarët
-
Ferati: S'e besoj që ndonjë dege të LDK-së i pengon themelimi i institucioneve
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Haziri për bashkëpunimin me LVV-në: S’kemi pranuar ftesë por duhet stabilitet institucional