Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LSI-ja do që në Shqipëri të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas reshjeve

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të dendura.

Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se qeveria shqiptare duhet të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore dhe logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje.

“Koha nuk pret! Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!”, ka thënë Kryemadhi.