Lëvizja BESA është partia e parë shqiptare, e cila e ka tejkaluar konceptin e vjetër sipas të cilit votat etnike përdoren si shifër për kalkulime post zgjedhore për pjesëmarrje në koalicione qeveritare, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas zyrtarizimit të koalicionit parazgjedhor LSDM dhe BESA për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, të caktuara për më 12 prill.
”Kjo është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha nga ana e tij Bilall Kasami, pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor.
LSDM dhe Lëvizja BESA zyrtarizuan dje marrëveshjen parazgjedhore për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill.
Liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami i kanë harmonizuar qëndrimet rreth programit dhe listave zgjedhore. Ata kanë nënshkruar edhe deklaratën e rastit për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e 12 prillit.
Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut është arritur një koalicion parazgjedhor mes partive maqedonase dhe shqiptare/ ATSH-MIA.
-
Opozita shqiptare në Maqedoni zyrtarizon koalicionin “Lidhja Evropiane për Ndryshim”
-
Partia BESA fiton zgjedhjet në Tetovë, BDI-ja e Ali Ahmetit pranon humbjen
-
Kasami kërkon zgjedhje në Maqedoninë e Veriut
-
Opozita maqedonase dhe shqiptare arrijnë koalicion parazgjedhor
-
LSDM-BDI arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Maqedoni