Zjarri që ka shkatërruar qindra hektarë shkurre, pemë etj, si dhe ka kërcënuar shtëpitë në fshatin Kçiç të Mitrovicës, është vënë nën kontroll.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj. Sipas tij, ekipet e zjarrfikësve nga të dyja pjesët e qytetit të Mitrovicës, kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zjarrin e kemi lokalizuar në masë. Nuk ka rrezik më për banorët këtu përreth dhe shtëpitë e tyre”, ka thënë shkurt Dragaj.
Ndryshe, sot në këtë fshat rreth 200 hektarë sipërfaqe janë përfshirë nga zjarri, ndërsa që nga ora 16:30 njësitë e zjarrfikësve kanë punuar në lokalizimin e tij