Inspektorati Policor i Kosovës nuk e ka marrë seriozisht autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, përmes të cilit i është kërkuar hetim i mëtutjeshëm për të dyshuarit policin Avni Berisha e shefin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti. Asnjë lëvizje nuk ka bërë ky institucion prejse ka marrë autorizimin nga Prokuroria, përmes të cilit përveç Avni Berishës edhe Nazim Sahiti cilësohet si i dyshuar, shkruan sot Koha Ditore.
Por edhe Prokuroria e Shtetit të premten ka mohuar ndonjë hetim për Sahitin. Nuk e kanë komentuar autorizimin e ditës se enjte, ku Sahiti cilësohet si i dyshuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dokumentin në të cilin ka pasur qasje “Koha Ditore”, e që është me nënshkrim të prokurores se rastit Rukije Shasivari, si Berisha edhe Sahiti janë në cilësinë e njëjtë.
“Autorizim… që të ndërmerrni veprimet përkatëse hetimore lidhur me rastin numër 2017-AB-4069, të datës 30.12.2018 me dyshim të kryerjes së veprës penale. Meqenëse në këtë rast penal të dyshuar janë zyrtarët policor Avni Berisha dhe Nazim Sahiti, ju autorizojmë që të ndërmerrni të gjitha veprimet hetimore konform dispozitave ligjore”, thuhet në këtë dokument të cilin e ka parë gazeta...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)