Një logoped në Podujevë është arrestuar të shtunën nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një pacienteje të mitur.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, nëna e viktimës ka raportuar rastin në polici. Ajo ka thënë se logopedi e ka kapur për flokë vajzën e saj.
Logopedi pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar nga Policia si lëndim i lehtë trupor.
“Podujevë 12.08.2023-11:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh) nga logopedi, i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.