Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Lodhja” e deputetëve të Kuvendit dhe përplasja Haliti-Kurteshi

Vazhdimi i seancës në ditën e tretë me radhë i ka gjetur të lodhur deputetët e Kuvendit, raporton KTV.

Ishin të paktë në numër, njëjtë sikurse kabineti qeveritar.

Asnjëherë gjatë ditës nuk ishin më shumë se 30 deputetë në sallë e të gjitha projektligjet u shqyrtuan, por në votim nuk u hodhën, në mungesë kuorumi. Kjo e ka nervozuar kryesuesin Xhavit Haliti.

Pikërisht kjo deklaratë e ka përplasur fort kryesuesin me deputetin e Vetëvendosjes Sami Kurteshi.

Pas një vargu projektligjesh, është shqyrtuar edhe raporti vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017.

Edhe Deputetët e VV-së në sallë, gati për të nisur seanca Arbëri 2 muaj më parë Deputetët e VV-së në sallë, gati për të nisur seanca

Kjo pikë e përplasi PDK-në me Vetëvendosjen. Kushtëzimi, të cilin ua bëri Xhavit Haliti deputetëve, pati sukses në vazhdimin e seancës pasdite, duke arritur të kalonin shumë projektligje.