Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar se operatorët e transmisioneve të Evropës kontinentale kanë votuar pro pavarësimit energjetik të Republikës së Kosovës, por edhe kundër ankesës së Serbisë lidhur me këtë çështje, duke i dhënë vulën përfundimtare pavarësimit energjetik.
Lluka ka shkruar në Facebook se ky proces gjithashtu do të aktivizojë linjën e transmisionit me Shqipëri, duke krijuar mundësi fantastike në përdorim më të mirë të energjisë në mes të dy vendeve tona.
“E gjithë kjo duke ju falënderuar punës së palodhshme të të gjithë akterëve energjetik, e në veçanti menaxhmentit të KOSTT dhe Qeverisë Gjermane për përkrahje të vazhdueshme”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Murati: Kosova po e tejkalon më së liri në rajon krizën me energji elektrike
-
Pavarësimi energjetik mbledh Vuçiqin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës
-
Serbia ndërpret transmetimin e energjisë për Kosovën
-
Hyn në fuqi Marrëveshja për rrjetin energjetik, Kosova e pavarur nga Serbia
-
KOSTT zyrtarisht Zonë e Pavarur Rregulluese, brenda bllokut Kosovë-Shqipëri