Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pyetur se si mund të mandatohet Albin Kurti për kryeministër, nëse Gjykata Kushtetuese ia ka mohuar atij të drejtën të kandidojë për deputet, për shkak të problemeve me ligjin.
Ai ka thënë se Kurti i ka numrat në çdo kohë për çdo emër për të drejtuar Qeverinë e re. Tutje ka shtuar se beson se Qeveria e re e ka dhe duhet të ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për të punuar.
“Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Republikës, plotëson obligimet kushtetuese dhe uroj të ketë sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Ai, po ashtu, ka mundësi të mira të vazhdojë misionin atdhetar të familjes, përtej politikës ditore. Uroj ta mbajë fjalën se të gjithë deputetët për të do të jenë të barabartë. Mendoj se Qeveria e re e ka dhe duhet ta ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për punë. Por, nëse Kushtetuesja nuk ia lejoi z. Kurti kandidimin për deputet, shtrohet pyetja se si mund të udhëheqë ai me Qeverinë. Tetori vjen shpejt dhe nuk ka nevojë Qeveria të ketë vërejtje apo dobësi në këtë drejtim. Z. Kurti i ka numrat në çdo kohë për çdo emër për të drejtuar Qeverinë e re me dikasteret e saj. Është koha për punë!” – ka shkruar Lladrovci në Facebook.
-
Abdixhiku negocion me Kurtin, deputetë të LDK-së e akuzojnë
-
Kurti: Do të përpiqemi çdo ditë për marrëveshje politike, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
-
Konjufca: S’lodhemi nga dialogu politik, Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së e Aleancës
-
Kurti: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për presidentin çon në zgjedhje
-
Vetëvendosja nominon Albin Kurtin për kryeministër