Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lladrovci diskuton për punët e kryera në Drenas gjatë këtij gjashtëmujori

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur tubim me publikun ku ka raportuar para qytetarëve për punën e tij gjashtëmujore të këtij viti fiskal. Ne tubim merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, drejtor të drejtorive komunale, kryetar të fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe shumë qytetarë.

Në tubimin me qytetarët, është diskutuar për aktivitetet e Komunës të kryera për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Takimin e ka hapur zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra, i cili ka treguar rendësin e këtij tubimi me publikun dhe ka treguar se njoftimi është bërë me kohë sipas Ligjit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Punën një vjeçare e ka prezantuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ku ka folur për të gjitha projektet e realizuara gjatë këtij viti për secilën drejtori si dhe për planifikimin e punëve që do të kryhen gjatë pjesës tjetër të vitit.

Lladrovci ka thënë se janë realizuar të gjitha projektet e parapara të kryhen në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe se është krijuar një disiplinë pune sikurse në sektorët e administratës komunale, ashtu edhe të punëkryrësit që janë të kontraktuar nga Komuna për t’i kryer shërbimet ndaj qytetarëve.

Lladrovci ka kërkuar edhe më tutje bashkëpunimin me qytetarë për secilin projekt të realizuar, sepse është në interesin e tyre që punimet të shkojnë sipas paramasave dhe parallogarive të kontraktuara. Në realizimin e projekteve kapitale janë realizuar kryesisht ato në rrugë neper lagje, kanalizim, ujësjellës, mirëmbajtje të varrezave, shërbimet e varrimit, menaxhim të mbeturinave dhe projekte të tjera të planifikuara.