Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lituania përkrah pavarësinë e Kosovës dhe aspiratat e saj euroatlantike

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka thënë se shteti i tij i përkrahë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe po ashtu pavarësinë dhe integritetin territorial të saj.

Nauseda në konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Vilnius të enjten, ka falënderuar Kosovën që është rreshtuar karshi botës demokratike, duke i vendosur sanksione Rusisë dhe po ashtu që ka pranuar refugjatë nga Ukraina.

“Dua t’ju sigurojë se Lituania e përkrah plotësisht pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial të saj dhe përpjekjet e vazhdueshme për të konsoliduar shtetësinë dhe ndërtuar një shtet demokratik, multietnik e prosperues. Dua t’ju përgëzon zonja presidente ju dhe njerëzit e Kosovës për progresin e madh të arritur në rrugën për integrim evropian. Ne do të ndajmë përvojat dhe ndihmojmë Kosovën në implementimin e reformave. Po ashtu Lituania i përkrahë aspiratat e Kosovës që të afrohet me NATO-n e të kontribuojë për të forcuar sigurinë në rajon”, ka thënë Nauseda.