Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Listë e gjatë sfidash për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, dhe Mirëqenie Sociale sot ka raportuar ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica lidhur me prioritetet dhe sfidat e saj.

Ministri Reçica theksoi se prioritet dhe objektivë për të mbetet krijimi i politikave për punësim dhe zvogëlim të papunësisë dhe implementimin e masave për ndihme sociale për nevojtar.

MMPS përballet me sfida për buxhet të pamjaftueshëm dhe për tregun jo formal të punës.

Përcaktimi i pagës minimale mbetet edhe një sfidë tjetër. Ai si sfidë ka përmendur edhe çështjen e veteranëve dhe formimin e Komisionit për përcaktimin e shkallës së invaliditetit.

Objektiv sipas tij mbetet punësimi i një anëtari në familje ku nuk ka të punësuar asnjë anëtarë. Po ashtu analiza e tregut të punës, zbatimi i kontratës kolektive.

Edhe Reçica e sheh të pamundur inspektimin e të gjitha vendpunishteve Arbëri Reçica e sheh të pamundur inspektimin e të gjitha vendpunishteve

Enver Hoti ka kërkuar zbatimin e ligjit për kategoritë e vesternëve të listës, sepse sipas tij, ky është një problem në vete.

Fatmire Kollcaku anëtare e Komisionit, tha se plani gjithëpërfshirës dhe ambicioz a mund të realizohet me buxhetin e ndarë për 2018. Ajo duke aluduar për rritjen e pagave në sektorin publik, kërkoi ta di nga ministri se a ka edhe rritje pensioneve. Ajo përmendi edhe çështjen e pushimit të lehonisë, ku sipas saj duhet të zgjatet edhe për gjashtë muaj.

Time Kadrijaj anëtare e Komisionit përgëzoi ministrin për futjen e veteranëve të luftës në vijën buxhetore, por kërkoi që më shpejt të bëhet funksional komisioni për verifikimin e shkallës së invaliditetit.

Haxhi Avdyli anëtar i Komisionit kërkoi të di sa do të punojë ministri për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, ku sipas tij, ka keqtrajtime në këtë sektor.

Bekim Haxhiu anëtarë ka ngurte çështjen e largimit të punëtorëve nga puna nga kompania KEDS, që sipas tij, është rreth 100. . Po ashtu ai ngriti çështjen e e mungesës së sigurisë në punë, i cili përmendi vdekjet e fundit në punishten e autostradës në kompaninë Bechtel Enka. Për krejt këto pyetje ministri Reçica është përgjigjur duke thënë se të gjitha çështjet e ngritura janë në prioritet dhe në objektivë.

“Ligji i ri i punës do të jetë komplet e i ri, për kontrata të punës, për lehonat do të përfshihen në këtë ligji. Për marrëveshjet bilaterale , për pensionet me Zvicrën jemi në prag të nënshkrimit të marrëveshje. Për inspektoratin e punës, askush në Kosovës nuk është ndier mirë për vdekjet në vend të punës. Do ta angazhimi që siguria në punë të jetë ashtu sic kërkohet”, ka thënë Reçica.

Edhe Reçica: 2018 vit i reformave në MPMS Arbëri Reçica: 2018 vit i reformave në MPMS

“Komisioni për përshkallëzimin e invaliditetit të invalidëve të luftës, brenda dy javësh do të jetë funksional dhe invalidët do t’i nënshtrohen verifikimit”, deklaroi ministri.

Sipas tij, ligji i ri do të adresojë goxha mirë edhe njohjen e stazhit të punës. Ai tha se nuk është i kënaqur për buxhetin e ndarë për 2018 për këtë Ministri, që sipas tij, nuk i plotëson të gjitha pritjet e tij.