Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista Serbe për propozimin e KFOR-it: I papranueshëm, na fut në geto

Lista Serbe përmes një njoftimi në Facebook ka akuzuar edhe një herë Qeverinë e Kosovës, për siç ka thënë, "tentimin e saj për t’i futur ata në geto".

Kjo Listë ka treguar edhe për propozimin që ka marrë nga KFOR-i dje, e për të cilën ka shkruar KOHA. Qeveria Kurti ishte pajtuar në parim me propozimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët serbë thonë se propozimi ishte i papranueshëm.

Në njoftimin e bërë nga Lista Serbe, thuhet se ky është qëndrim i kryetarëve të katër komunave me shumicë serbë në veri të vendit.

“Pas konsultimit me kryetarët e komunave serbe në veri, refuzuam propozimin e KFOR-it që të ushtarët e kësaj force të zëvendësojnë policët e Kosovës të armatosur ‘deri në dhëmbë’, por që të mbetët në fuqi vendimi për targat. Ne dhe populli y në, nuk jemi të gatshëm të miratojmë qëllimin e Prishtinës për të na futur në geto dhe për të na hequr të drejtën e lëvizjes së lirë, që është vlerë e Evropës moderne dhe e cila do të duhej të vlente edhe për serbët në këto hapësira”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Ajo ka akuzuar Qeverinë e Kosovës apo siç i referohet zakonisht, Prishtinën, duke thënë se “po i rrah serbët e paarmatosur” dhe e ka ftuar të kthejë gjendjen siç ishte para 20 shtatorit, ku u vendos masa e reciprocitetit për t argat e veturave të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka mohuar se deri më tash ka rrahur ndonjë serb, por as mediat serbe nuk kanë nxjerr ndonjë video të rrahjes.

Serbët tash e nëntë ditë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masë reciprociteti.