Në kohën kur në Kuvendin e Kosovës pritet të shkojnë për votim shndërrimi i FSK-së në Ushtri dhe ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Lista Serbe po e konsideron rikthimin në institucionet e Kosovës, bën të ditur TV Arta.
Një qëndrim të tillë e ka bërë të ditur ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.
Ai ka thënë se këto ditë është duke u biseduar me partnerët e koalicionit, LDK dhe PDK-në dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë për zhbllokimin e punës së Listës Serbe në institucionet e Kosovës. Ai më tutje ka thënë se serbët po vazhdojnë të insistojnë në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Artikuj të ngjashëm
-
Srpska kthehet në Kuvend, për “të luftuar kundër formimit të ushtrisë së Kosovës”
-
Lista Serbe thotë se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare
-
Lista Serbe rikthehet në Kuvend vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit
-
Jevtiqin e Listës Serbe “nuk e interesuaka nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së Kurtit”, por vetëm interesi i popullit serb
-
Simiq: Kosova po do “zjarr politik”