Lista Serbe pret që BE-ja dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare deri të premten të bëjë presion të fuqishëm ndaj Kosovës që ajo të heqë dorë nga formimi i Ushtrisë, thotë Slavko Simiq, transmeton Koha.net.
“Nëse kjo ndodh të premten, është krejt e sigurt se do të ketë tensione të reja dhe Kosova do të krijojë një zjarr serioz politik që do ta përdorë ndaj popullatës serbe Beogradit dhe është krejt e sigurt se tymi nga ky zjarr do të ndjehet në gjithë rajonin”, ka thënë nënkryetari i Listës Serbe për TV Prva.
Ai ka paralajmëruar se nëse Kuvendi e voton FAK-n, Lista Serbe do të ushtrojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
Artikuj të ngjashëm
-
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së për mosshpalljen e rezultateve përfundimtare
-
Lista Serbe merr mesazhin e qartë nga SHBA-ja
-
Lista Serbe gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë e sheh si përpjekje për “okupim të qetë të komunave serbe”
-
Simiqi s’e përjashton mundësinë që veturën mund t’ia kenë djegur serbët
-
Simiq: Qeveria pa Listën Serbe është antikushtetuese