Lista Serbe ka kërkuar një takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për çështjen e targave.
Lista Serbe ka thënë se deklarimet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, provokojnë frikën te qytetarët serbë, veçanërisht ata në veri të Kosovës.
“Në emër të serbëve nga Kosova e M. dhe në lidhje me deklaratat e Albin Kurtit që nga 1 nëntori do të nisë konfiskimi i veturave të qytetarëve tanë me targa serbe, ne përfaqësuesit e serbëve të Kosovës e M. po kërkojmë takim urgjent me presidentin Aleksandar Vuçiq. Paralajmërimi i Albin Kurtit për veprime të dhunshme ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht atyre në veri të Kosoëvs e M., provokojnë frikë dhe pasiguri dhe është e nevojshme të takohemi urgjentisht dhe të pajtohemi se si të ruhet paqja dhe siguria e qytetarëve, por edhe për interesat jetike të popullit tonë, pasi të gjithë e kanë të qartë se populli ynë nuk pajtohet me vendimet e njëanshme të Prishtinës që kanë synim të largojnë çdo gjë serbe nga këto territore”, ka shkruar Lista Serbe në Facebook.
Lista Serbe ka akuzuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po do krizë e tensione.
“Deklaratat e fundit të Albin Kurtit tregojnë qartë se në Prishtinë nuk ekziston dëshira për gjetjen e një marrëveshje kompromisi, por vetëm dëshira për nxitje të krizave e tensioneve, veçanërisht në veri të Kosovës e M. Populli serb në Kosovë e M. i beson shtetit të saj Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiqi, se së bashku do t’i përgjigjemi të gjitha sfidave që janë para nesh”, thuhet nga Lista Serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të mëtutjeshme të afatit për aplikimin e vendimit për targat.
Edhe
Kurti pret që në takimin me Vuçiqin të shprehen ide se si të ecet përpara me dialogun
Deri më 31 tetor është afati ku mund të ndërrohen targat nga ato ilegale në ato legale RKS.
Qeveria e Kosovës disa herë ka bërë thirrje madje edhe me videomesazhe, për të ndërruar targat. Madje janë ofruar lehtësira, duke mos pasur nevojë për pagesë për ndërrimin e targave.