Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista Serbe e hidhëruar në artistin beogradas që kundërshton ndryshimin e kufijve

Lista Serbe ka vlerësuar se Sergej Trifunoviq “me nënshkrimin e vet mund të heqë dorë nga toka e babës por jo nga Kosova”, ndërsa në kumtesën që e ka transmetuar TV Most, atë e ka quajtur “të papërgjegjshëm e të papjekur të cilin qytetarët kurrë nuk do të lejojnë që të pyetet ndonjëherë për gjëra kaq të rëndësishme”, transmeton Koha.net.

Kumtesa e Listës Serbe u publikua pas deklaratës së Sergej Trifunoviqit për agjencinë FoNet në të cilën kishte thënë se “marrëveshja me shqiptarët e Kosovës, bashkëjetesa dhe politika e pajtimit janë zgjidhje të vetme të mundshme për Serbinë” dhe se “kompromisi është i nevojshëm dhe i domosdoshëm”.

Trifunoviq në pyetjen nëse Serbia duhet ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, është përgjigjur:

“Nuk kam asgjë kundër që ta nënshkruaj atë dokument nëse (Kosovën) e njohin Rusia, Kina, Qiproja, Sllovakia, Spanja…”.

Lista Serbe lidhur me këtë ka vlerësuar se “është i mjerë politikani serb i cili me nënshkrim do ta përkrahte anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe i cili qëndrimin ndaj pjesës së territorit të vet e ka të varur nga qëndrimi i disa shteteve të tjera”.

“Trifunoviq mund të vazhdojë së vëni nënshkrimin kur të pijë nëpër klubet e natës të Beogradit, por as mos të ëndërrojë se nënshkrimi i tij do të jetë ndonjëherë relevant për territore serbe”, ka theksuar Lista Serbe.

Edhe Kërcënohet aktivistja serbe që tha se Kosova duhet të lejohet të pranohet në OKB Arbëri Kërcënohet aktivistja serbe që tha se Kosova duhet të lejohet të pranohet në OKB

Në kumtesë, kjo parti parlamentare e Kosovës e quan “dyfytyrësi thirrjen e Trifunoviq për kompromis ndërsa që njëkohësisht e kundërshton ndryshimin e kufijve”, me vlerësimin se “kushdo që apriori e kundërshton kufizimin, ai është avokat i pavarësisë së Kosovës në kufijtë aktualë të vendosur me dhunë”.

Kryetari të Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (Pokret slobodnih građana - PSG) Sergej Trifunoviq, artist me profesion, ka thënë se ndryshimi i kufijve do të krijonte situatë të ngjashme me atë në Gazë, ndërmjet Izraelit e Palestinës, përcjell Koha.net.

“Kufijtë e rinj janë njësoj si konflikti”, ka thënë Trifunoviq.