Situata aktuale e sigurisë në Kosovë është brengosëse, thotë deputet I Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq, transmeton Koha.net.
Ai, siç njofton transmetuesi publik i Serbisë, ka përshëndetur vazhdimin e dialogut në Bruksel, porse e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk e ka pranuar dokumentin e shkruar vetëm në gjuhën serbe dhe në cirilikë.
“Ky është edhe një fakt që tregon se si institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre sillen ndaj serbëve. Në këtë rast sërish themi se shkelet e drejta e gjuhës, edhe pse gjuha serbe është zyrtare dhe e barabartë me gjuhën shqipe në Kosovë”, ka thënë Simiq.
Ai ka thënë të jetë i brengosur pse ende e nuk janë gjetur aktorët e shumë incidenteve që sipas tij kanë ndodhur gjatë te muajve të shkuar.
“Thjesht, sapo të ketë paralajmërim për arritjen e ndonjë marrëveshjeje në Bruksel, e cila do të thoshte paqe dhe siguri për të gjithë që jetojnë në Kosovë, disa qendra joformale të forcës nga Prishtina që janë mësuar të punojnë me mjegullnajë, kundërshtojnë këtë dhe kështu kryesisht përfundohet me sulme ndaj serbëve që nuk janë të mbrojtur”, ka akuzuar Simiq.
Edhe
Deputeti Simiq i LS-së i konsideron me pasoja për serbët masat e paralajmëruara nga Kosova
Duke folur për vazhdimin dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës ai ka vlerësuar se çdo marrëveshje do të thotë avancim i pozitës së serbëve dhe qytetarëve të tjerë në Kosovë dhe për vendosjen e sigurisë.
Në pyetjen nëse statusi i AKS-së është në fazën finale, Simiq ka thënë se ai është në hartim e sipër dhe se afati për të është deri më 4 gusht.
-
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe shëndetësisë të diskutohet në Bruksel
-
Bislimi: Serbia vazhdon ta pengojë normalizimin e raporteve
-
Njohësit politikë kërkojnë që Lista Serbe të çregjistrohet si parti
-
Serbia: Situata në Kosovë është e paqëndrueshme, po presim përgjigjen e KFOR-it