Paneli për lirim me kusht ka liruar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin, raporton Koha Ditore.
Këtë e ka konfirmuar për Koha Ditore drejtori i Shërbimit të Përgjithshëm Korrektues, Nehat Thaçi.
Kërkesë për lirim në këtë panel kanë të drejtë të bëjnë të dënuarit që vuajnë 2/3 e kohës së dënimit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati Tomë Gashi, i cili ka mbrojtur Selimin në rastet “Drenica 1 dhe 2”.