Lirohet rruga Mitrovicë – Bërnjak që ishte e bllokuar nga serbët lokalë pas vizitës së sotme të presidentit Hashim Thaçi në Ujman. Serbët që kishin bllokuar rrugën në hyrje të Zubin Potokut që nga ora 17 e ditës së sotme, janë shpërndarë dhe rruga është liruar për qarkullim.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.
Sipas tij, rruga është liruar për qarkullim rreth orës 22:00.
“Bllokada ka përfunduar. Qytetarët janë shpërndarë dhe rruga është hapur për qarkullim në 22:00”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohen të arrestuarit për vandalizëm në Mitrovicë, Policia: Kryetari erdhi me rreth 20 persona
-
Dy shtetas të huaj ndalohen në Zubin-Potok për hyrje ilegale në Kosovë
-
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
-
Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë
-
Ligji për të Huajt, Vuçiq: Lehtësim për serbët, në Rashkë do të bisedoj me ta