Gjykata Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar lirimin e Nemanja Vllaskoviqit, njëri nga të dyshuarit për sulme ndaj gazetarëve në veri në fund të majit.
Zëdhënësja e Gjykatës në Mitrovicë, Lumnije Surdulli, ka thënë se Vllaskoviqi u lirua pasi ka paguar dorëzaninë.
Për arrestimin e tij pati njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, më 16 qershor. Sveçla pati premtuar ballafaqim me drejtësinë për Vllaskoviqin.
Vllaskoviqit, dy ditë pas arrestimit, iu caktua edhe masa e paraburgimit prej një muaji.
Janë regjistruar mbi 30 sulme në veri të Kosovës ndaj gazetarëve gjatë situatës së tensionuar në veri nga fundi i majit e deri në mesin e qershorit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kossev: Njërit të arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri i është caktuar masa e paraburgimit
-
Sulmet në veri, Prokuroria paralajmëron aktakuza edhe ndaj dy të dyshuarve
-
Për një javë nga paraburgimi lirohen tre serbë, meritat i merr Serbia, ndërsa hesht MPB-ja
-
Lirohet edhe një serb tjetër, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri
-
Një muaj paraburgim për Urosh Vukasinoviqin, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve