Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohet me kusht i dënuari për vrasjen e Ukë Bytyçit, Jetullah Kryeziu

Jetullah Kryeziu, i dënuari me burgim unik prej 18 vitesh e 6 muajsh për vrasjen e ish-kryetarit të komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ukë Bytyçit, është liruar me kusht. Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë bërë të ditur për KOHËN se Kryeziu është liruar me kusht për 1 vit e 24 ditë.

“Paneli për Lirim me Kusht ka rishqyrtuar me datë 03.04.2020, kërkesën për Lirim me Kusht nga Jetullah Kryeziu, kërkesa e tij është aprovuar nga Paneli dhe është liruar me kusht për periudhën prej 1 vjet e 24 ditë nga dënimi prej 18 vite e 6 muaj dhe është në mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues deri me datë 27.04.2021”, thuhet në përgjigje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjykata e Prizrenit kishte dënuar me 20 vjet Kryeziun për vrasjen e Ukë Bytyçit, ngjarje kjo që kishte ndodhur më 27 tetor 2002 në fshatin Leshan, pak orë pasi që u shpall fitues në zgjedhjet lokale për të parin e Suharekës. Me një aktgjykim të vitit 2013, dënimi i ishte zvogëluar në 18 vjet e 6 muaj. Përveç tij, ishin vrarë edhe Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami.