Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohet Enis Qerka që u kap me 113 kg narkotikë

Është liruar nga paraburgimi Enis Qerka, që punonte në Byronë Kosovare të Sigurimeve të udhëhequr nga vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi. 

Gjykata e Apelit ka vendosur që t’i lirojë nga masa e paraburgimit personat të cilët nga Prokuroria dyshohen për përfshirje në dhënien e ndihmës një grupi të personave të cilëve u janë gjetur tri valixhe me substanca narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

LEXO EDHE: Çfarë lidhjesh ka i arrestuari për drogë Qerka me të afërmit e presidentit Thaçi

Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari ka konfirmuar për KTV-në se kjo gjykatë ka vendosur që të liroj nga paraburgimi Selim Çerkën, Enis Çerkën dhe Gent Selacin

Të këtyre tre personave i është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

Ndërkaq, Labinot Zeneli mbetet në paraburgim.

Enis Qerka është arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë narkotikë, që dyshohet të jetë heroinë.