Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirimet e Qeverisë në import po u shkaktojnë probleme kompanive prodhuese

Berat Mustafës, nga e shtuna, i ka mbetur e bllokuar një maune me lëndë të parë në pikën doganore në Han të Elezit.

Kompania e tij, që merret me prodhimin e etiketave për ambalazhet e produkteve ushqimore, joushqimore dhe të etiketave për një numër prodhimesh, nuk po mund t’i kryejë në kohë shërbimet për kompanitë partnere, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thotë se megjithëse nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje nga Dogana, është i gatshëm të ofrojë garancion financiar, apo edhe t’i paguajë obligimet vetëm që të mos mbetet pa i kryer obligimet e marra përsipër shumë kohë më parë.

Mustafa u ka kërkuar të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces që të ndërmarrin masa për të zgjidhur edhe ato dilema që mund t’u kenë dalë përpara, pasi ka një kohë të gjatë që po pret lirimet doganore që e bëjnë të barabartë me kompanitë tjera në rajon.

Shoqatat e biznesit e kanë pritur me shqetësim rikthimin në agjendë të këtyre problemeve.

Kërkojnë që të zgjidhen të gjitha çështjet, në mënyrë që kompanitë të mos penalizohen me pritjen e mallrave të tyre në pikat doganore.

Në Doganën e Kosovës kanë sqaruar se vonesat po lidhen me sigurimin e tyre se materiali i importuar është konform vendimit të marrë nga qeveria.

Në plotësim vendimin e nxjerrë nga qeveria më 16 tetor të vitit të kaluar dhe të hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti, përcakton që kompania duhet të ketë autorizimin e ATK-së për shtyrje të pagesës së TVSH-së, për të kërkuar pastaj nga Dogana lirimin nga tatimi doganor dhe akciza.