Me rastin e diplomimit te gjeneratës së dytë dhe të tretë të Institutit Limak për Shërbime Aeroportuale (Limak ASI), sot janë ndarë 60 certifikata për studentët të Universitetit të Prishtinës, Hasan Prishtina.
Këtyre studentëve, u është mundësuar zhvillimi i shkathtësive akademike dhe profesionale përmes trajnimeve profesionale të certifikuara ndërkombëtare dhe punësimit të të rinjve.
Studenteve që kanë përfunduar me sukses programin, u ofrohet punësim ne Limak Aeroportin Ndërkombëtar te Prishtinës “Adem Jashari”, por edhe në një numër institucionesh te ngjashme brenda dhe jashtë vendit.
Me ketë rast, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka thënë se nuk ka sukses më të madh për një rektor se sa kur sheh sukseset e studentëve të UP-së.