Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen që t'u ndihmojnë arbëreshëve në ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve.
“Ishte kënaqësi që në jubileun e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, në vendlindjen e Jeronim de Radës dhe Zef Serembes, bashkë me ministrat Dardan Gashi e Pandeli Majko, të marrim pjesë në një tubim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali. Kosova dhe Shqipëria u kanë borxh arbëreshëve për ruajtjen me fanatizëm të identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera arbëreshe për qindra vjet”, ka shkruar Limaj në profilin e vet në Facebook.
“Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen që t'u ndihmojnë arbëreshëve në ruajtjen e këtyre vlerave. Arbëreshët i ftuam që sa më shpejt ta vizitojnë Kosovën për ta thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat”.
-
Pa arbëreshët s’do të kishte as Shqipëri, as Kosovë, pohon Meta
-
Haradinaj: Arbëreshët janë një vlerë e ruajtur jona që duhet ta çmojmë
-
Kosova i ofron ndihmë Shqipërisë në situatën me vërshime
-
Meta inicion “U’ jam Arbëresh”, ta ruajmë e promovojmë trashëgiminë kulturore arbëreshe
-
Limaj e Sherifi në takim me delegacionin nga Britania e Madhe, temë dialogu Kosovë-Serbi