Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë më Shpend Ahmetin të cilët janë mandatuar nga Kuvendi për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedime me Serbinë, kanë nisur takimet me krerë të institucioneve në vend.
Fillimisht Limaj e Ahmeti kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Krejt këto takime, sipas Limajt, janë në funksion të koordinimit të veprimeve dhe marrjes së gjithë informacioneve dhe dokumentacionit se çka është diskutuar deri me tani në bisedime me Serbinë.
Limaj thotë se procesi i dialogut me Serbinë do të përshkruhet me transparencë të plotë dhe llogaridhënie.
Një ditë më parë, delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë kanë mbajtur mbledhjen e parë konstituive në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
-
Pas Haradinajt, ekipi negociator takon kryeparlamentarin Veseli
-
Limaj skeptik se marrëveshja finale do të përfundojë me njohje nga Serbia
-
Limaj: Duhet të gjejmë një rrugë për të rifilluar dialogun
-
Limaj thotë se pa njohje të Kosovës, dialogu me Serbinë s’ka asnjë kuptim
-
Edhe Britania pret që nga Dialogu, Serbia të njohë Kosovën