Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e tanishme në vend, liberalizimin e vizave, rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Limaj ka theksuar nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke shtuar se tashmë është konstatuar edhe nga Bashkimi Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e padrejtë që qytetarët e saj të mbesin edhe më tej të izoluar.
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, zv/kryeministri ka thënë se dy shtetet duhet ta thellojnë bashkëpunimin duke ftuar shtetin hungarez për investime në Kosovë.
Temë e këtij takimi ishte edhe faza finale e dialogut me Serbinë. Dialogu, ka thënë Limaj, është temë nacionale dhe do të duhej një gjithëpërfshirje dhe konsensus sa më i gjerë, në mënyre që marrëveshja përfundimtare të jetë e pranueshme nga të gjithë dhe të jetësohet në praktikë.
Ai ka theksuar se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve për Kosovën nënkupton njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në OKB e mekanizma tjerë ndërkombëtarë.
Edhe
Limaj: Votimi për heqjen e vizave nga PE i pamjaftueshëm, liberalizimi të ndodhë sa më parë
Ndërkohë ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë është në të mirë të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Ai ka ofruar mbështetjen e plotë të shtetit hungarez për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Limaj ka falënderuar ambasadorin Markusz për ndihmën që shteti hungarez ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.
-
Szunyog thotë se Kosova duhet të bëjë më shumë për liberalizim vizash
-
Kosova mirënjohëse ndaj Hungarisë për mbështetjen e proceseve shtetndërtuese të saj
-
Hungaria vlerëson se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave
-
Përfaqësuesit e partive në Kosovë i ankohen Borrellit për vizat