Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se mospranimi i Kosovës në Interpol është lajm i keq për ata që duan më shumë siguri, paqe e stabilitet dhe për gjithë ata që kanë nevoje për partneritet në luftimin e krijimit dhe rrjeteve terroriste.
Limaj thotë se vota kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizate nënkupton më pak siguri e stabilitet në rajon dhe më shumë hapësire e mundësi për krim të organizuar dhe mundësi që kriminelet t’i ikin drejtësisë.
“Shpallja si fitore e Serbisë për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol shpërfaq edhe njëherë qartë së udhëheqja shtetërorë serbe as nuk ka qenë dhe as nuk është për paqe, stabilitet, normalizim e bashkëpunim në rajon”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.
Vuçiqi, sipas Limajt, ka tregua arsyet pse i frikësohen anëtarësimit të Kosovës në Interpol, sepse kjo do t’i mundësonte Kosovës të ndjekë të dyshuarit që kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë.
-
Pushteti fajëson Serbinë e opozita krerët vendorë për dështimin në Interpol
-
Limaj e quan fitore të ligjshmërisë në Kosovë vendimin e Supremes
-
Kosova rrezikon të mos anëtarësohet në Interpol, MPJ thotë se nuk ishte prioritet
-
Stefanoviq: S’ka Interpol për Kosovën
-
Serbia bën çmos të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol