Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj: Qeveria Kurti po e shkatërron atë që është ndërtuar për 20 vjet

Kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria Kurti po e shkatërron atë që është ndërtuar për 20 vjet.

“Ju sot jeni dëshmitarë duke u shkatërruar të arriturat 20-vjeçare për dy vjet. Janë shkatërruesit e vendit, lirisë, shtetit dhe demokracisë. Krejt çka është arritur për 20 vjet, është shkatërruar për dy vjet”, ka thënë Limaj para gazetarëve pas përfundimit të protestës së veteranëve.

Limaj tutje ka shtuar se është shqetësuese se ku e kanë sjellë vendin “ky grup njerëzish”.

Limaj mori pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së, e cila përfundoi pa ndonjë incident.