Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka shprehur bindjen se Kosova po rrezikohet nga interesat personale të individëve.
Ka akuzuar treshen në krye të shtetit, Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Kadri Veselin se për të shpëtuar veten po rrezikojnë Republikën.
“Fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre individual”, ka thënë Limaj.
Në tre vjetorin e themelimit të partisë së tij, Limaj ka thënë se Nisma nuk lejojë të bëhet pazare me shtetin e Kosovës.
“Shteti aktualisht është pa udhëheqës. Ka mbetur pa Zot, pa drejtues. Luhet me vendin tonë. Shkohet e bisedohet pa asnjë kusht me xhelatin tonë”, ka thënë Limaj, duke shtuar se kjo Qeveri aktuale nuk do të mbahet mend për asnjë punë të mirë pos për “Asociacionin, Gjykatën Speciale e Demarkacionin”.
-
Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë
-
Limaj: Do jemi në zgjedhje - qoftë me koalicion, qoftë vetëm
-
Limaj: Ata që kanë pasur mundësi ta shmangin krizën, janë sjellë papërgjegjshëm
-
Limaj: Kjo që po ndodh është skandaloze
-
Nisma: Zgjedhjet e reja, të dëmshme – jemi gati për një marrëveshje politike