Fatmir Limaj ka hequr dorë nga dëshmitari që ishte planifikuar sot të dëshmojë në rastin MTPT.
Kjo ka thënë Limaj, për shkak të zhvillimeve të fundit ku kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it tha se misioni ka pasur për qëllim të dobësojë figura politike si Fatmir Limajn.
“Unë për 7 vite kam shpreh shqetësimin tim për akuzat ndaj meje. Kam thënë se këtu ka target politik dhe qëllim politik. Kjo është thënë edhe gjatë rrugës së këtij gjykimi. Deklarata e Simmonsit është e një nga personave më të rëndësishëm të misionit. Kjo është shokuese për mua. Prandaj për të vërtetuar këto pohime se hetimet nisen bazuar në qëllime politike, unë propozoj që zotëri Simmons të thirret dëshmitar në këtë rast”, ka thënë Limaj para gjykatës, raporton KTV.
Por, paneli e ka hedhur poshtë kërkesën.
“Trupi gjykues ka vendosur ta hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes, bazuar në nenin 258 të KPPRK-së”, ka thënë Maria Tuma, kryetare e trupit gjykues.
Limaj dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar e keqpërdorim të detyrës në kohës sa lideri i Nisma-s udhëhiqte Ministrinë e Transportit.
-
Limaj tha se dëshiron të vërtetojë se rasti ndaj tij është politik, e do Simmonsin dëshmitar
-
KMDLNJ-ja bën thirrje që të lejohet të dëshmojë ish-gjykatësi i EULEX-it, Simmons
-
Ish-gjyqtari i EULEX-it do të raportojë para deputetëve “për shkeljet nga ky mision”
-
Problemet me EULEX-in
-
Gjykata sot jep vendimin ndaj Limajt e katër të tjerëve