Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka premtuar qytetarëve të Vushtrrisë se do të bëjnë hapjen e zyrës së vetëpunësimit, ku të gjithë ata që kanë një ide do të kenë një derë se ku të trokasin që të marrin ndihmën e parë për realizimin e asaj ide.
Kreu i Nismës, tha se të rinjtë e Kosovës kanë shumë ide kreative, por që ata kanë nevojë për ndihmë dhe përkujdesje nga shtetit.
Ai tha se beson që kjo i përshtatet Kosovës duke e ditur që ka shumë të rinj që kanë ide, por që ato ide të tyre nuk mund të gjejnë realizim në praktikë pasi që nuk kanë mbështetje. E sipas tij, zyra e vetëpunësimit do të jetë dora e parë për mbështetje të tyre.
Limaj, para qytetarëve të Vushtrrisë paraqiti si një nga prioritetet e kësaj partie bujqësinë, ku tha se përkujdesja e shtetit ndaj bujqësisë deri më sot ka qenë e vogël.
Ai tha se e vetmja mënyrë për t’i ofruar mundësi vendit për të hapur vende të reja të punës është investimi i fuqishëm në bujqësi.
Sipas tij, kjo do të ndikonte drejtpërdrejtë në hapjen e vendeve të reja të punës. Po ashtu, para vushtrriasve, Limaj tha se qeveria e re, deri në 400 milionë euro do t’i investojnë në bujqësi.
Edhe
Limaj: Ne do t’ia rikthejmë shpresën Kosovës
Sipas Limajt deri më tani nuk ka ndodhur mbrojtja e prodhimit vendor. Ndërsa, shtoi se shteti duhet të jetë i gatshëm që në momente kur bujku ka vështirësi dhe probleme t’i dal në ndihmë.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Kosovës i duhet përfundimisht një qeveri reformatore dhe se e vetmja mënyrë që Kosova të ecë përpara është futja në reforma të thella në të gjithë sektorët