Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj premton 400 milionë euro investime në bujqësi në Vushtrri

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë takimit me strukturat e degës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës, si dhe simpatizantëve të këtij subjekti, ka shpalosur objektivat dhe prioritetet në bujqësi, ku tha se do të ketë 300 deri në 400 milionë euro investim në këtë sektor.

Limaj tha se Nisma beson se përfundimisht Kosovës i duhet një qeveri reformatore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, Qeveria e ardhshme duhet të heq dorë përfundimisht nga subvencionet dhe të kalohet në mbështetje të fuqishme.

Limaj theksoi se me qeverisjen e tyre, do të ketë 300 deri në 400 milionë euro investim në bujqësi.

“Mbrojtja e prodhimit vendor, ne jemi këtu në një rajon që është i njohur për patate dhe vite më herët kemi parë që duke mos pasur mundësi ta shesh dhe ose janë kalbur ose është dashur t’i derdhin dhe kjo nuk duhet të ndodh më. Ma nuk do të ketë raste dhe këto produkte të kalben. Me qeverinë e re, me angazhimin e Nismës nuk do të lejojmë që bujku i Kosovës të jetë në rolin e jetimit dhe të që tregu i Kosovës të pushtohet nga mallrat e rajonit”, ka thënë ai, raporton KP.

Po ashtu, ai tha se do të lansojnë dhe do të hapin zyrën e vetëpunësimit, ku secili që ka ndonjë ide do të përkrahet.