Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në një takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario.
Në takim Limaj dhe D’Addario, kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për aspektin e sigurisë në vend.
Zv.kryeministri Limaj, falënderoi komandantin e KFOR-it, për kontributin e dhënë dhe për gatishmërinë e treguar që forcat paqeruajtëse të NATO-s t’i ndihmojnë strukturave të sigurisë vendëse.
Në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit Shtetëror, Limaj e ka njoftuar ushtarakun italian për finalizimin e Platformës për dialogun me Serbinë.
“Platforma është një dokument shumë përmbajtjesor që orienton dialogun që do të zhvillohet në Bruksel dhe përcakton pozicionin e shtetit të Kosovës në këtë proces”, ka deklaruar Limaj.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major, Lorenzo D’Addario, siguroi zv.kryeministrin Limaj se KFOR-i është i gatshëm të ofrojë siguri për gjithë qytetarët.
-
D’Addario: KFOR-i e ka për detyrë edhe të mundësojë dialogun
-
Baker pritet nga komandanti i KFOR-it, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi
-
Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për situatën aktuale në Kosovë
-
Komandanti i KFOR-it insiston se dialogu është platforma e vetme për zgjidhje të problemeve
-
Komandanti i KFOR-it i lë porosi Kurtit: Dialogu, e vetmja rrugë për çështjet e pazgjidhura