Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën është ndër lajmet më të mira që ka marrë vendi në vitet e fundit.
Limaj përmes një postimi në “Facebook”, ka uruar qytetarët për raportin pozitiv të Komisionit Evropian. Numri dy i qeverisë së Kosovës është shprehur optimist se qytetarët e Kosovës në një periudhe jo fort të largët do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Megjithatë, ai ka thënë se ende nuk është kryer krejt puna, por lajmi i sotëm, sipas tij, është një hap vendimtar për heqjen e vizave. Konfirmimi nga ana e BE-se se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, sipas Limajt është një e arritur e madhe për institucionet e Kosovës.
Më tutje, Limaj ka thënë se meritat për këtë i ka gjithë spektri politikë i vendit, por mbi të gjitha qytetarët e Kosovës.
-
Limaj: Votimi për heqjen e vizave nga PE i pamjaftueshëm, liberalizimi të ndodhë sa më parë
-
Fajon thirrje BE-së: Vizat për qytetarët e Kosovës të hiqen sa më shpejt
-
Pacolli e quan moment historik rekomandimin pozitiv për liberalizimin
-
Hoxhaj mirëpret rekomandimin pozitiv për vizat, evropianizim dhe modernizim për vendin
-
Limaj: BE-ja ta përmbushë premtimin për liberalizim të vizave