Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me të gjitha pikat e akuzës në kohën sa ishte ministër i Transportit.
Të pafajshëm janë shpallur edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.
Të akuzuarit, Fatmir Limaj, Endrit Shala e Nexhat Krasniqi u liruan nga pika e parë e aktakuzuës për krim të organizuar, të dytën për shpërdorim detyre si dhe për marrje ryshfeti.
I akuzuari tjetër Florim Zuka akuzohet për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi. Ai u lirua nga pika e pestë e akuzës. Aktakuza lidhej me asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Gjilanit.
Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.
Edhe
Apeli vërteton pafajësinë e Fatmir Limajt në rastin e MTPT-së
Limaj, ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar, gjatë kohës sa ishte ministër i Ministrisë së Transportit në vitin 2008.